Teksa në vend janë vendosur masa të reja në kuadër të frenimit të rasteve me koronavirus, shkollat do të hapen në 11 janar.
Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në një dalje publike bashkë me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ministrja tha se sa i takon çerdheve dhe kopshteve, ende nuk ka një përkufizim të këtij kufizimi.
“Ministria e Arsimit ka vlerësuar hapjen e vitit të ri shkollor më datën 11 janar, ndërkohë që sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.”, tha Manastirliu. Kujtojmë se shkollat në vendin tonë do të mbyllen më 24 dhjetor, me rastin e festave të fundvitit.