Pas daljes nga “Përputhen”, shumë konkurrentë kanë vazhduar miqësitë e takimet me njëri-tjetrin. Një ndër to është edhe Shqipja me Erjonin, të cilët janë parë shumë të afërt kohët e fundit.
Ka qenë Erjoni që ka publikuar një video teksa puthet e përkëdhelet me Shqipen, ç’ka nxitur thashethemet se mes tyre mund të ketë diçka. Ndoshta mes dyshes ekziston vetëm shoqëri, por kjo mbetet për t’u zbuluar.
Kujtojmë që Shqipja deklaroi se i ka dhënë fund etapës së “Përputhen”. “Çdo gjë që ju premtova e nxorra, ju thashë që të gjithë janë fallco dhe dyfytyrsha dhe këtë e tregova me fake dhe jo me fjalë. Askush nuk mund ta mbulojë të vërtetën me gëneshtër pa patur prova. Kam shumë gjëra të tjera për të nxjerr, por këtë kapitull e mbyll këtu”, shkruante Shqipja.