Në vizitën që bëri në Spitalin Infektiv, Kryeministri Rama foli për marrëveshjet për vaksinën.
“Unë jam shumë i kujdesshëm në fjalët por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën kështu që shpresoj se në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht janë për ju. Do të vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh. SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të çdo doze. Për fillimin është problem. Unë kam folur me disa kryeministra dhe nuk i thonë shifrat se janë shumë më pak se ç’kishin premtuar ata. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet. Dhe pavarësisht marrëveshjes me Pfizer, jemi shumë afër edhe me Astra Zeneca.
Jemi shumë afër dhe kemi shumë besim se për ekipet e spitaleve COVID që do të jenë të parët që vaksinohen do të jeni shumë shpejt.
Në stadiumin ‘Air Albania’ do të vendosen të gjithë ekipet e vaksinimit sepse në mjediset e hapura është më mirë, edhe për të shmangur radhët. Po bëjmë një projekt shumë të bukur që do të jetë gati në javën e parë të janarit. T’ju imunizojmë juve një herë dhe pastaj hap pas hapi me të gjithë mjekët, mësuesit, punonjësit e policisë dhe pastaj me të tjerët”, tha Rama.