Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një trajtimi të veçantë financiar ndaj familjes së të ndjerit Klodian Rasha. Kështu, familjarët e 25-vjeçarit, që humbi jetën më datë 8 dhjetor, pas të sht ën ave me a rmë zj arri nga një efektiv i “Shqiponjave” do të marrin tetëfishin e pensionit social.
Trajtimi i veçantë familjar, një trajtim ky financiar mujor do t’i paguhet kryefamiljarit, Qazim Osman Rasha. Disa ditë më parë, i riu Klodian Rasha humbi jetën i q ëllu ar me ar më zj arri në orën 01:45 të mëngjesit, nga Nevaldo Hajdaraj, polic i patrullave “Shqiponja”. Polici u ar rest ua dhe më 11 dhjetor iu dha masa e arr estit me bur g, pas kërkesës së prokurorisë, e cila e gjen atë faj tor për vr as jen tra gjike. Kjo ngjarje, në të gjithë vendin, por më së shumti në Tiranë solli organizimin e protestave.
Më 9 dhjetor, protestuesit su lm uan Kryeministrinë dhe Ministrinë e Brendshme. Gjatë sulmit dhe god itjeve me gurë e sende të forta u lën dua rëndë një polic, i cili është në rre zik për të humbur syrin.