Një qytet në Turqi duket se ka gjetur një mënyrë unike për të kujtuar qytetarët të vënë maskën në fytyrë. Siç tregon videoja e mëposhtme e TRT World, nëpër stacionet e autobusit janë vendosur disa ekrane në të cilat shfaqen udhëtarët që nuk mbajnë një maskë dhe fytyra e tyre mbulohet nga “virusi”.
Derisa qytetari të vendosë maskën siç duhet, virusi nuk largohet nga fytyra. Kjo është realizuar përmes teknologjisë së njohjes së fytyrës dhe kamerave të sigurisë, në qytetin turk të Trabzonit. Kryebashkiaku Murat Zorluoğlu, tha se kjo ishte një mënyrë efektive e përdorimit të inteligjencës artificiale për të rritur ndërgjegjësimin për pandeminë, siç shkruan Euronews.
Por disa njerëz u kapën duke e përdorur teknologjinë si një pasqyrë ose për të bërë një selfie të pazakontë. Turqia kërkon që njerëzit të mbajnë maska fytyre në të gjitha vendet publike, edhe kur janë jashtë. Kushdo që kapet pa maskë gjobitet me 900 lira turke (ose 95 €) në vend.