Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë në Durrës, aty ku hapi dyert shkolla “Adem Gjeli”. Në këtë inspektim Rama nuk ka kursyer edhe ironitë për kundërshtarët politik.
“Hap dyert shkolla e rilindur “Adem Gjeli” në Ishëm, bashkia Durrës, ku fëmijët e mësuesit janë kthyer në kushte të pakrahasueshme me më parë dhe ku edhe komuniteti ka fituar një destinacion për aktivitete sportive jashtëshkollore. Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan Rama.
Megjithatë, për një koment, Rama është zhveshur nga posti i kryeministrit, duke u shndërrues në një trajner basketbolli. Rama u ka dhënë disa leksione të mira nxënësve të kësaj shkolle se si shënohet një kosh. Madje në një moment i ka kritikuar se kanë bërë shumë faulle në marrjen e topit në lojë.