Gjatë inspektimit në shkollën “Ramazan Subashi” në Vorë, e rindërtuar totalisht pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrat, Spiropali, Ahmetaj dhe Kushi vizituat ambientet e reja të shkollës.
E kthyer në një traditë tanimë, Rama u ndal gjatë në palestrën e re të shkollës ku realizoi koshin e radhës. Mirëpo, Rama nuk mjaftoi me kaq. Ai sfidoi në lojë edhe ministrat e qeverisë, ku e vetmja që realizoi kosh ishte ministrja e shtetit, Elisa Spiropali.