Themelues i ‘Health Revolution’, Hetem Ramadani ka deklaruar se ka gjetur kurën e duhur që i shëron njerëzit nga COVID-19. Teksa ka qënë i ftuar në televizionin ‘ABC news’, ai ka treguar se kura e tij me farë të zezë, vaji të linit dhe mjaltë është çudibërëse, pasi sipas tij shëron Covidin ndaj dhe i ka shkruar presidentit të SHBA, Donald Trump. Ramadani e kishte vënë në dije Trump se vaksina nuk është zgjidhja, por nuk kishte marrë një përgjigje.

Unë e trajtova veten me ato që pata folur, me vitaminën C, acid dhe glutaminën. Kur e thash më 23 prill idenë, thash kjo është e imja dhe ju ndihmon. I shkruajta Trumpit, para 3-4 muaj dhe i thash që zgjidhja është gluticerina jo vaksina.

Ai nuk mu përgjigj, po shkoj vet në spital dhe u kurua. Unë kam thënë një fjali para tre vjetësh se unë nuk shëroj askënd. Trupi ka një fuqi esenciale duke hequr toksinat dhe këtë e kam parë te njerëz të gjallë, tha Ramadani. Kjo kurë sipas tij nuk shëron vetëm virusin por dhe sëmundje të ndryshme si kanceri në zorrën e trashë.