Kina do të jetë superfuqia e radhës përsa i takon ekonomisë dhe në vitin 2028 pritet të kalojë atë amerikane, duke kryesuar vendet e globit.
Këtë e konfirmon në një raport të vetin Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesin, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, e cila vlerëson se menaxhimi “i aftë” i pandemisë Covid-19 në Kinë, do ta thellojë rritjen ekonomike në këtë vend, krahasuar me SHBA-në dhe Evropën.
Si rezultat i mirëmenaxhimit të situatës, ndryshe nga ekonomitë e tjera të mëdha, Kina ka shmangur recesionin ekonomik në vitin 2020 dhe, madje, pritet të ketë rritje për 2% këtë vit. Në raport po ashtu thuhet se India pritet të bëhet ekonomia e tretë deri në vitin 2030.