Spanja ka regjistruar edhe 22.013 raste tjera të koronavirusit midis të premtes dhe të hënës, pak më shumë se fundjava më parë. “Shkalla e infeksionit po vazhdon të rritet, diçka që duhet të na shqetësojë të gjithë ne”, tha Sekretarja spanjolle e Shëndetit, Silvia Calzon, në një konferencë shtypi. Numri i infeksioneve të zbuluara këtë fundjavë është deri në 704 më shumë krahasuar me një javë më parë. Derisa është akoma më i lartë, sugjeron që shkalla e përshpejtimit është ngadalësuar krahasuar me javën e kaluar, kur rritja ishte 3.628 nga fundjava më parë.
Teksa disa rajone vazhdojnë të regjistrojnë rënien e infeksioneve të reja, vendet si Katalonia, Ishujt Balearik, Extremadura dhe Madrid të gjitha regjistruan rritje të dukshme gjatë fundjavës. Në nivelin kombëtar, Spanja raportoi 334 v de kj e tjera, shifra më e ulët e fundjavës në dy muaj. Përballë variantit të ri shqetësues të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, Spanja nga e hëna ka ndaluar njerëzit që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar që nuk janë rezidentë legalë në Spanjë ose qytetarë spanjollë.