Real Madrid ka fituar me rezultat 0-1 në Sanche Picjuan të Sevillas, duke bërë kështu një fitore të madhe në La Liga pas tri xhirove jo edhe aq të mira në elitën e futbollit anglez ku kishte humbur në dy dhe barazuar në dy ndeshje Skuadra e Zinedine Zidane e ka marrë një fitore të madhe sonte në Sevilla, për të kaluar kështu në vendin e katër të La Ligas spanjolle. Në pjesën e parë pam që dy skuadrat luanin më shumë në mbrojtje por ishte Real Madridi që tregonte herë pas herë rrezikun para portës së vendasve.

Pavarësisht rasteve, pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0.Në pjesën e dytë pati përsëri një dominim të Real Madridit dhe ata erdhën të goli në  minutën e 55-të dhe ishte një autogol i shënuar nga Bono, i cili devijoi topin e Vinicious Junior. Pavarësisht dominimit të Sevillës, vendasit nuk arritën që ta barazojnë rezultatin kurse Real Madridi u kthehet në shtëpi me tri pikë të plota dhe me fitore, pasi që tri javë nuk dinte për diçka të tillë.

Real Madridi kishte humbur javën e kaluar kundër Alaves me rezultat 1-2, derisa dy ndeshjet e mëparshme kishte barazuar me Villarrealin dhe kishte humbur kundër Valencias. Kjo fitore e dërgon Los Blancos në vendin e tretë me 20 pikë të fituara nga 11 xhiro në La Liga, derisa lideri i La Ligës Real Sociedad ka katër pikë më shumë pas 11 ndeshjeve.