Tirana po përjeton një fillim sezoni që shumë pak veta e prisnin, bardheblutë jo vetëm që nuk po dominojnë futbollin shqiptarë por gjenden përpara një krizë duke detyruar presidentin Halili të futet sërish në merkato për të rikthyer bardheblutë në garë për titull.
Në shtëpinë e kampionëve në fuqi ka nisur puna për ti dhuruar trajnerit Dede elementët që dëshiron por në të njëjtën kohë po shqyrtohen me imtësi çdo ofertë që vjen në drejtim të talenteve si Muçi, Ismajlgeci e të tjerë.
Presidenti Refik Halili në një intervistë ekskluzive për “News24”, ka folur për lojtarët që lakohen në tregun e transferimeve, mbi të gjitha Ferhat Hasani ndërsa ka zbuluar se në janar do të vinë edhe dy elementë të tjerë përveç fantazistit nga Maqedonia e Veriut.
Numri një i klubit ka folur edhe për ecurinë deri në këtë pikë të sezonit ku pa diskutim zhgënjimi është i madh në një kohë kur i mungojnë gjysma e pikëve. Bojkoti dhe ndeshjet e ngjeshura- Nga ana sportive, është e lodhshme sepse takimet janë të ngjeshura. Bojkoti ja ka vlejtur dhe besoj se gjërat do ndryshojnë për mirë. Ne duhet të vazhdojmë sepse kjo është në të mirë të gjithë sportit. Shpresojmë të ecim para dhe pastaj kosto është e rëndë për cilindo. Kjo është thjeshtë e drejta televizive që marrim. Ne do bëjmë kërkesa për të patur një numër të kufizuar tifozësh. Ajo do ndikonte për t’a gjallëruar situatën pak a shumë.
Merkato- Ka gjëra që nisën për mirë dhe dështuan. Shpresoj që në të ardhmen të kemi dy ose tre futbollistë të afruar. Ne do vazhdojmë të këmbëngulim.Me Ferhan Hasanin kemi kontaktuar, pasi është lojtar i lirë. Ndoshta do ta marin në konsideratë ofertën tonë. Nëse është e shkruar të vijë te ne, të mirëpresim. Ne nuk flasim kurrë për futbollistë me kontratë. Ne kemi vetëm bisedime konkrete. Jemi afër përfundimit të marrëveshjes me një mbrojtës.
Melo dhe Asani– Kur dikush do të largohet, mund të flasë. Nuk ka asnjë lloj takimi apo bisede.
Largimet (Çelhaka, Muçi)– Unë jam i gëzuar që nuk quhen futbollistë të rinj. Ka shumë oferta të mira. Pika kryesore është klubi dhe futbollisti. Ëshë klubi fillimisht e më pas jemi ne tjerët.
Titulli– Është shpejt për të folur. Nuk kemi marrë as 50% të pikëve. Kjo pjesa e pandemisë apo dëmtimeve, ka ndikuar. Nuk kemi larguar lojtarë me dhunë, por kanë qënë pjesë e marrëveshjes. Jam optimist dhe besimplotë. Brenda datës 10 do kemi 3 blerje të reja” – Tha Halili.