Atletico Madrid mori një fitore të madhe mbrëmjen e kaluar dhe vazhdon të kryesojë kampionatin spanjoll. “Colchoneros” triumfuan 0-2 në fushën e Real Sociedad, falë golave të Hermoso dhe Llorente në pjesën e dytë.

Tre pikë shumë të rëndësishme për skuadrën mike dhe kënaqësi e madhe për Diego Simeonen. Trajneri argjentinas, i cili ndodhet në stolin e ekipit kryeqytetas prej dhjetorit të vitit 2011, siguroi fitoren e 300-të në 499 ndeshje (në të gjitha kompeticionet) me Atletico Madrid.

Një rekord për “El Cholo” (60.1% të ndeshjeve i ka fituar). Asnjë trajner nga Amerika Latine nuk ka bërë më mirë se ai në Spanjë, teksa Atletico është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion, edhe pse gara do të jetë e fortë deri në fund.