SHBA-ja vazhdon të regjistrojë një numër shumë të lartë kontaminimesh ditore me COVID-19, në pritje të vaksinimeve të par masive, tashmë të nisura në Rusi dhe parashikuar duke nisur nga nesër në Britaninë e Madhe. SHBA-ja, vendi më i prekur nga epidemia me më shumë se 282 000 të vdekur, ka regjistruar dje rreth 181 000 raste të reja dhe 1 110 humbje jete nga COVID-19, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Që prej dy javësh, numri ditor i viktimave nga COVID-19 në SHBA ka qenë i lartë në 2 000, ashtu si në pikun e valës së parë në pranverë dhe ka kaluar që prej pesë ditësh shifrën prej 2 500 të v de kur në ditë, të regjistruar kurrë më parë. Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u prek edhe vetë nga COVID-19, njoftoi se avokati i tij, Rudy Giuliani kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Rudy Giuliani, deri tani kryebashkiaku më i mirë në historinë e Nju Jorkut dhe i cili punoi pa u lodhur për të demaskuar zgjedhjet më të korruptuara (deri tani!) në historinë e SHBA-së, rezultoi pozitiv me virusin kinez “, shkroi Trump në Twitter, duke përdorur një shprehje që tashmë ka rritur zemërimin e Pekinit. Autoritetet shëndetësore amerikane rikonfirmuan nevojën për të respektuar nasat kufizuese dhe kërkoi përdorimin universal” të maskës, sepse SHBA-ja ka hyrë në një fazë të transmetimit të nivelit të lartë.