Slaven Bilic bëhet trajneri i parë që shkarkohet në Premier League këtë sezon. West Bromwich Albion e nisi sezonin keq dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur sot ta largojnë kroatin dhe në vend të tij me shumë mundësi do të emërohet Sam Allardyce, deri në fund te sezonit.
NJOFTIMI – “West Bromwich Albion është ndarë sot nga kryetrajneri Slaven Bilic. Ndihmësit e tij, Dean Racunica dhe Danilo Butorovic, si dhe trajner i ekipit të parë, Julian Dicks, gjithashtu e kanë lënë klubin menjëherë.
ËBA janë aktualisht në vendin e 19-t5ë në Premier League, me 7 pikë në 13 javë kampionat. Klubi dëshiron të falënderojë Slaven dhe stafin e tij për përpjekjet e tyre për ta ngjitur skuadrën sezonin e shkuar dhe u uron gjithë të mirat në të ardhmen. Klubi nuk do të bëjë asnjë koment tjetër në këtë moment”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.