Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se me mbështetjen e Qeverisë Rama po investohet në rikonstruksionin dhe asfaltimin rrugës Rrajcë -Sutaj, në Përrenjas. Gjatë inspektimit të punimeve Balla tha transformimi dhe ndërtimi i rrugëve të reja do të përmirësojë aksesin dhe urbanizimin e kësaj zone. “Me mbështetjen e Qeverisë Rama po investohet në rikonstruksionin dhe asfaltimin rrugës Rrajcë- Sutaj, e cila u shërben, jo vetëm banorëve të këtyre zonave, por edhe zhvillimit të agroturizmit në këtë zonë, mbi të cilën ngrihet Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë”, tha ai.
Në fjalën e tij Balla tha se Rrajca është një krahinë shumë e madhe me një shtrirje shumë të madhe gjeografike, por që Zoti i i ka falur bukuritë natyrore që lidhen me parkun që është dhe kurora e kësaj zone. “Ky investim i sotëm është faza e parë e një projekti të madh, jo vetë që u vjen në ndihmë të gjithë banorëve me infrastrukturën e domosdoshme por dua të kujtoj se falë mbështetjes së qeverisë Gjermane, zviceriane, BE-së dhe nën kujdesin e qeverisë shqiptare ne kemi sot në Rrajcë një prej rrjetit të ujit të pijshëm më të mirë në vend, nisur dhe nga fakti se burimet e ujit të pijshëm merren në lartësi shumë të mëdha. Faza e parë është që lidh qendrën me Rrajcë-Sutaj dhe me pas vitin ardhshëm të lidhim dy fshatrat e fundit siç është Skënderbej dhe Bardhaj me qëllim të rrisim aksesimin me rrugë të gjithë fshatrat e kësaj zone të cilat do të shëndërrohen në destinacion të rëndësishme agroturizmi”, tha ai.
Në vijim ai shtoi se për ata që nuk e njohin Rrajcën, di fare mirë që njohin vallen e Rrajcës dhe i ftoj të vijnë ta shohin Rrajcën e transformuar. “Ky është vetëm fillimi i një punë intensive. Kemi 16 muaj që kemi marrë drejtimin e bashkisë Përrenjas dhe kushdo mund të vlerësojë punën tonë në këto muaj me gjithçka që ka qenë përpara. Rrajca po transformohet. Po punojmë edhe me rrjetin e energjisë elektrike. Këto ditë po vendoset edhe shtyllat e transmetimit të energjisë së tensionit të ulët. Me këto investime besoj se kemi arritur të përmbushim pritëshmëritë kryesore të banorëve të kësaj zone. Po ashtu një investim tjetër është dhe shkolla e mesme e përgjithshëm ku fillon financimi shumë shpejt, pasi kemi përmbyllur dhe qendrën shëndetësore”, tha Balla.