Dy këngëtaret e njohura, Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi që prej vitit 2003 nuk kanë ruajtur raporte të mira me njëra-tjetrën. Adelina ka treguar se gjithçka ka nisur nga një debat mes mamasë së saj të ndjerë dhe Leonora Jakupit.

“Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloj edhe e go.diti mamin. Mami i bërtiti pak për stres të xhirimeve”, tha Adelina pak kohë më parë në një intervistë për “Pressing”.

Nuk dihet nëse gjërat mes vajzave janë rregulluar, mirëpo Leonora i ka habitur të gjithë me një veprim të bërë së fundmi. Ajo është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush Luan” dhe në promon e emisionit shihet duke kënduar këngën “Sajzeza”.