Iker Casillas nuk ka asnjë dyshim, rivaliteti me Messin e ka bërë më të mirë Ronaldon. Është 35-vjeçar, por sot Cristiano Ronaldo vazhdon të impresionojë me paraqitje në fushë. Ai ka shënuar 79 gola në 101 paraqitje me Juventusin, shifra vërtetë magjike për një lojtar që në shkurt do t’i mbushë 36 vjet. Forma e mirë e CR7 sipas legjendës së Real Madridit, Iker Casillas, vjen si pasojë kujdesit të portugezit për veten, derisa s’ka asnjë dyshim se rivaliteti me Lionel Messin e ka shndërruar në një tjetër futbollist.
“Ai është profesionist shumë i mirë, kujdeset shumë për veten, han mirë, gjithashtu pushon mirë”, tha Iker. Ky është njëri prej rezultateve që ai është ky që është sot. Më pas, ai është edhe sportist i shkëlqyer. Ai është gjithmonë i uritur dhe gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Ndoshta edhe rivaliteti i vogël me Lionel Messin e ka bërë atë më të mirë. Por gjithçka është për shkak të profesionalizmit dhe ambicieve; e dërguan atë në maje të botës.
Ronaldo ka luajtur me Casillasin të Real Madridi gjashtë sezone. CR7 e mbylli aventurën me Madridin në vitin 2018, me 450 gola në 439 ndeshje dhe me 16 trofe të fituar.