Mbrojtësi i Atalantës, Robin Gosens, e ka pranuar se ëndrra e tij është të luajë për një klubet e mëdha të Bundesligas. Në një intervistë për “Rheinische Post”, lojtari deklaron se është i lumtur tek bergamaskët, por qëllimi i tij kryesor është të rikthehet në vendlindjen e tij.

“Ia them gjithmonë vetes se dua të luaj për një klub të madh në Gjermani. Kjo nuk do të thotë se këtu në Bergamo jan kundër vullnetit tim apo se lamtumira është tani afër. Por, nëse hapet një derë unë do të përpiqem ta shfrytëzoj atë mundësi”, deklaron gjermani.

“Unë e dua futbollin, por biznesi rreth tij nuk është bota ime. Ka shumë aspekte të këtij biznes me të cilat nuk mund ta identifikoj veten. Shpesh herë ne lojtarët nuk shihemi si njerëz, por si objekte me një çmim për t’u paguar”, përfundon Gosens, i cili është një nga më të mirët në formacionin e Gasperinit.