Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo insiston se ai ka për qëllim që të luajë edhe “shumë vite” derisa ëndërron ta fitojë Botërorin me Portugalinë. 35 vjeçari u zgjodh lojtari i shekullit nga “Globe Soccer Awards” të dielën e kaluar, duke fituar pesë herë Topin e Artë. “Nuk ka rëndësi mosha. Çfarë ka rëndësi është mendja”, tha Ronaldo për gazetarët. “Nuk ka rëndësi nëse Cristiano Ronaldo është i mrë, ju nuk e dini çfarë do të ndodh të nesërmen. Unë jetoj për të tashmen, për këtë moment”.
“Momenti është i mirë, ndihem i lumtur, ndihem në formë dhe në një moment të mirë të jetës sime. Shpresoj që të luaj sa më shumë vite por nuk i dihet jetës”. Ky është futboll, ne nuk e dimë çfarë do të ndodh të nesërmen. Kur flas me djemtë e ri unë ju them ‘kënaquni me këto momente’ sepse ne nuk e dimë çfarë do të ndodh. Sytë e mijë e shohin të ardhmen shumë të ndritur, kështu që unë jam i lumtur me këtë.
Ai ka fituar pothuajse çdo trofe me klubin dhe me Kombëtare, përveç një. “Ende e ëndërroj Botërorin me Portugalinë. Është i mundshëm”. CR7 do të jetë 37 vjeçar në Botërorin e ardhshëm që do të luhet në Katar më 2022.