Fituesi i lojtarit më të mirë mashkull për vitin 2020 do të shpallet të enjten, më 17 dhjetor, me anë virtuale nga një transmetues i Zurichut, me FIFA-në që ka lajmëruar se tre finalistët për çmimin si “futbollisti më i mirë” për sezonin që lamë pas, janë; Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski. Si e tillë, në këtë listë shihet se kanë dështuar të hynë; Neymar, Sergio Ramos, Mohamed Salah, Virgil van Dijk, Thiago Alcantara, Kevin De Bruyne, Sadio Mane dhe Kylian Mbappe.
Ky do të jetë edicioni i pestë i këtij çmimi, i cili deri me tani ka pasur tre fitues të ndryshëm. Cristiano e ka fituar atë më 2016 dhe 2017 sa ishte futbollist i Real Madridit, kurse më 2018 atë e ka fituar Luka Modric, një tjetër lojtar i Los Blancos. Vitin e kaluar atë e fitojë sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi. Cristiano është i vetmi lojtar që është nominuar në të gjitha edicionet e këtij çmimi. Më 2019 podiumi me Messi ishte kompletuar nga Van Dijk dhe sulmuesi i tanishëm i Juventusit.
Finalistët për golin më të mirë (Çmimi Puskas) janë: Giorgian De Arrascaeta, Son Heung-min dhe Luis Suarez.
Portieri më i mirë: Alisson Becker (Liverpool), Manuel Neuer (Bayern) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid).
Trajneri më i mirë për skuadrat në kategorinë e meshkujve: Marcelo Bielsa (Leeds United), Hansi Flick (Bayern Munich) dhe Jurgen Klopp (Liverpool).
Portierja më e mirë: Sarah Bouhaddi (Lyon), Christiane Endler (PSG) dhe Alyssa Naeher (Chicago Red Stars).
Trajneri më i mirë i femrave: Emma Hayes (Chelsea), Jean-Luc Vasseur (Lyon), Sarina Wiegman (Netherlands).
Futbollistja më e mirë: Lucy Bronze (Manchester City), Pernille Harder (Chelsea) dhe Wendie Renard (Lyon).