Silvana Rudaj, infermiere shqiptare që jeton në Milano, nuk ishte një nga ata njerëzit që e kaluan lehtë infektimin me koronavirus. 29 vjeçarja ishte në javën e 38 të shtatzanisë kur u prek nga sëmundja. Gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm, aq sa i detyroi mjekët ta vendosnin në intubim. Ishte një makth të cilin kishte vendosur ta hidhte pas krahëve, dh eta harronte përballë gëzimit që I solli ardhja në jetë e vajzës. Por me valën e dytë të epidemisë që ka pushtuar vendin, Silvana, thotë Corriere della Sera, vendosi t’i bashkohej të mbijetuarve që po rrëfejnë në rrjete sociale eksperiencat e tyre me sëmundjen. 29 vjeçarja kujton se u infektua në fundin e muajit mars, kur ishte ende shtatzënë. U shtrua në spital ndërsa rezultoi edhe si anemike me mungese hekuri.
“ Në fillim, edhe pse e shtruar, isha mirë. Por situata u përkeqësua shpejt me temperaturë shumë të lartë. Në 29 mars lindi vajza, por e larguan menjëherë prej saj në atë moment. Përpara intubimit, kërkoi vetëm ti dërgonte një mesazh partnerit, ku ti shpjegonte se duhet të flinte pak. E vështirë të shpjegohet me fjalë frika nga vdekja, ankthi që nuk kisha parë ende vajzën time dhe duhet të flija me rrezikun që të mos zgjohesha më, “ thotë ajo. Qëndroi e intubuar për dy javë. “ Për fat të keq, kujtoj shumë mirë gjithçka; dhimbjet, zërat, ndjesitë.
Përpiqesha të komunikoja me cdo mënyrë, por askush nuk më dëgjonte. Ishte një ferr i vërtetë, sepse isha bllokuar brenda trupit tim, përpiqesh të flisja e të lëvizja, por nuk ia dilja dot”, tregon ajo. Fatmirësisht, tashmë makthi ka përfunduar, dhe Silvana po shijon momentet më të bukura pranë së bijës.