Pavarësisht se vaksinimi tashmë ka nisur në Britaninë e Madhe, Londra po përballet me një rritje të lartë të infektimeve nga COVID-19. Kryeqyteti anglez ditët e fundit ka shënuar një rritje rastesh që po e bëjnë një zonë të rrezikshme prej COVID-19.
Pritet që autoritetet ta futin Londrën në zonën 3, apo me rrezikshmëri të lartë që vendos automatikisht për kryeqytetin anglez rregulla të reja kufizuese.