Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe kanë inspektuar rindërtimin e rrugëve rurale në Myzeqe.

Rama shprehet se ka përfunduar rindërtimi i të gjitha rrugëve rurale të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë, duke lehtësuar plotësisht lëvizjen e njerëzve e të prodhimeve, në këtë zonë shembullore “për transformimin e bujqësisë e për rritjen e eksporteve në këto vite të qeverisjes me njerëzit”.

Braçe vlerësoi se rindërtimii i rrugëve rurale në Myzeqe ka bërë që fshatrat të ndryshojnë radikalisht. Ai shtoi se duhet që të bëhen edhe rrugët që lidh kodrën me fushën në Myzeqe, që banorët të shesin mallin e tyre në qytetin e Lushnjës.

Një qytetar i është drejtuar kryeministrit i entuziazmuar duke i thënë se pas kaq shumë kohësh u ka hequr çizmet dhe i ka nxjerrë nga balta.

“I pari kokë e qeverisë që shkel sot në Myzeqe. Rrofsh që na hoqe çizmet dhe baltën”, tha qytetari.