“Një superfuqi si Rusia, nuk mund të presë një Organizatë joqeveritare të shprehet…” Kështu thuhet se është shprehur Presidenti rus Vladimir Putin, i cili sot në mungesë të një përgjigje në kohë nga OBSH-ja, ka udhëruar vaksinim masiv të popullsisë ndaj COVID-19 nga java që vjen.
Mediat e huaja raportojnë se brenda këtyre ditëve prodhohen 2 milionë doza të vaksinës ”Sputnik V”. Televizioni “RusiaToday” shkruan në Tëitter, se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar vaksinim masiv në të gjithë Rusinë.
Sipas rezultateve të verifikuara nga vetë rusët, “Sputniv V” është 92% efektive. Putin ia ka përcjellë mesazhin e qartë Zv.kryeministres Tatiana Golikova: “Le të biem dakord për këtë, nuk do të më raportoni javën tjetër, por do të filloni vaksinimin masiv… le të shkojmë në punë tashmë”. Ndërkohë, Rusia ka vendosur “Lock-Doën-in” në valën e dytë nga COVID-19, teksa ka raportuar edhe një rekord prej 589 viktima nga virusi në ditë.
Po ashtu, në Rusi vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme për qytetarët që do të dëshirojnë ta bëjnë. Të parët që do të kenë mundësinë të vaksinohen janë stafet shëndetësore dhe mësuesit, teksa saktësisht vaksinimi masiv fillon nga fundi i javës së ardhshme.