V ras ja e Klodian Rashës ka qenë tema e emisionit “Opinion” këtë të mërkurë, mbrëmjen e kaluar. Në debat është krahasuar ngjarja e Klodian Rashës me ngjarja e 21 Janarit dhe Baton Haxhiu u shpreh se opozita e sotme nuk mund të kërkojë dorëheqjen e ministrit, kur në atë kohë nuk u largua askush dhe pse ndërruan jetë 4 protestuesë. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Sali Berisha, i cili ka replikuar në distancë me Baton Haxhiun dhe sqaron atë që sipas tij ka ndodhur gjatë pr otestës së 21 Janarit 2011.
“Duke ndjekur OPINION! Miq, ek zek utimi shteteror pas shpine perben aktin shteteror policesk me te re nde ne 30 vitet e fundit. Por ne kete status qellimi im eshte te hedh poshte fake news, trillimet e Baton Stanishiq qe leshoi sonte ne Opinion, i cili dihet se ka vetem nje mision konstant, te mbroje me cdo kushte Zografin Bis. Keshtu ai, per te lehtesuar pergjegjesine ligjore dhe morale te autorit te ngjarjes se Koldian Rashes dhe avoketerve te tij Edvin Rama dhe puthadori i tij Lleshaj, krahasoi ngjarjen e Klodian Rashes me vr as je n e 4 demostrueseve me 21 janar.
Kesaj i thone te krahasosh te pakrahasueshmet per te mbrojtur kr imin. Lidhur me sa me siper sqaroj: 1-asnje de mo strues nuk eshte q ell uar me a rme zjarri, nuk eshte vr are as dhe pl ag osur nga policia. Kjo e fundit ka marre lavderime publike nga komuniteti nderkombetar me daten 22 janar. 2- de mostr uesit jane qe lluar nga ushtaret e gardes ne kushtet e zbatimit te ligjit te gardes te miratuar nga parlamenti i PS 3- Eshte lajm i rreme pretendimi i avokatit te Rames se de mo struesit u q ell uan me urdher. Ky eshte nje tri llim sepse garda nuk vepron me urdher por vetem me ligj. Komandant i grupit te zja rrit te gardes me 21 janar ka qene Agron Male kryetari aktual i PS dhe Bashkise se Burrelit, i cili ne prokurorine e Ina Rames ka deklaruar se nuk kemi patur urdher.
4- Me dt 21 janar 2011 ne ora 19:00 kam dale para mediave dhe kam shprehur ngushellimet familjeve te vi kti ma ve, de nuar vr asjet dhe kerkuar hetim te plote. 5-Edi Rama qe rri prej 5 ditesh ne New York edhe per shopping pas ekz ekutimit shteteror te Klodian Rashes jo vetem nuk ka ngushelluar familjen dhe de nuar vr as jen por ka heshtur sikur nuk ka ndodhur asgje dhe akoma me keq ai fsheh emrin e vr ase sit duke inkri minuar nje polici te tere per qellime politike. Sb”, shkruan Berisha nw Facebook.
Ndërkohë pasi gazetari Blendi Fevziu lexoi reagimin e Sali Berishës është përgjigjur dhe Baton Haxhiu i cili tha se sot po vr ite t për herë të dytë Klodian Rasha. “E vr anë sot për herë të dytë Klodianin, pasi mbron një akt v r as ës të vetin duke e anashkaluar krejt aktin e vr as je s dhe vr asj en e Klodianit e quan vr a sje shtetërore. Një vr asj e nga një i çmendur i p olicisë e krahason me urdhrin për të vr arë katër vetë. Këto janë gabime që bëhen në pleqëri”, u shpreh Batoni. Tema/