Sali Berisha deklaron se opozita e bashkuar është përgatitur për një ditë paqësore në ditën e zgjedhjeve më 25 prill, por nuk përjashton edhe një tjetër skenar, për një “20 shkurt të dytë”. Duke iu referuar rrë zimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, Berisha, i ftuar në emisionin “Tempora”, tha se nëse dhunohet vota, opozita do të përmbysë më 25 prill kultin e më të ligut që kanë pasur pas Enver Hoxhës. “Opozita duhet të përgatitet për ditën më paqësore me votën e saj më 25 prill, por njëkohësisht duhet të jetë gati për një 20 shkurt të dytë.

Në 20 shkurt shqiptarët përmbysën në pamje të parë një bronz, por në të vërtetë një kult më të keqin që kishin patur në histori. Nëse iu dh un oh et vota, opozita do të përmbysë më 25 prill kultin e më të ligut që kanë pasur pas Enver Hoxhës, që gra bit zgjedhësit, për një kryeba n dit që nu njeh normë, nuk njeh ligje, moral dhe nuk respekton asgjë”, u shpreh Berisha.

Ai ndërkohë u shpreh se i qëndron fjalëve që ka thënë në konferëncën e 21 janarit 2011. “Çdo fjalë që kam thënë në atë konferencë shtypi, i qëndroj se nëse është që ll ua r me plu mba nga protestuesit, dëshmi janë xhamat e mi të zyrës që janë shpuar nga p lu mbi  dhe ato ruhen edhe sot. Është e vërtetë që kam deklaruar se janë që llu ar nga afër, por ky ishte informacioni që vinte nga spitali ushtarak. Këto dokumente zyrtare u ndryshuan dhe u tha se nuk u qëllua nga afër.

Unë nuk heshta as tre orë dhe kam dalë në konferencë shtypi dhe kam deklaruar ngushëllime familjes dhe hetim për ngjarjen. Askush prej tyre nuk u që llu a në pragun e shtëpisë së tyre, por sepse ndoqën një axhendë ndërkombëtarisht të pranuar nga OSBE. Gjëja më ë mirë ishte të mos q ëllo hej”, tha ai.