Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë shumë të rezervuar dhe rrallëherë shfaqen në publik. Jetën private janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike dhe po ashtu vogëlushët e tyre, London dhe Roman. Ndërkohë që me London jemi njohur përmes disa fotove, më të voglin e familjes nuk e kishim parë ende. Mirëpo sot Sara ka vendosur të thyejë rregullat e të publikojë foton e parë të Roman. Ajo ka publikuar në Instagram një nga imazhet më të ëmbla, në të cilën shihet përkrah Ledionit dhe vogëlushit, duke e prezantuar kështu për herë të parë me botën. Deri më sot ata e kishin mbajtur të fshehtë portretin e djalit, duke mos publikuar asnjë foto të tij.

Menjëherë pas postimit kanë nisur komentet nga ndjekësit, të cilët kanë filluar të gjejnë se kujt i ngjan më shumë i vogli. Disa thonë se ngjason më tepër me Ledionin, të tjerë me Sarën dhe ka edhe nga ata që thonë se ngjan me teze Lorin. Në muajin tetor i vogli i familjes Liço festoi 1-vjetorin e lindjes, për të cilën mami Sara dhe babi Ledioni u kujdesën që të ishte shumë speciale.