Vaksinimi anti-COVID i qytetarëve në veri të Kosovës ka nisur ditën e sotme, siç deklaroi edhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç. “Vaksinimi ka filluar në Leposaviç. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiç të premten në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Megjithatë në të gjithë Kosovë, vaksina anti-COVID, Pfizer do të arrijë në pranverë të 2021. Ditën e djeshme Serbia ka nisur vaksinimin anti-COVID të qytetarëve, me Pfizer. Njeriu i parë që u vaksinua ka qenë kryeministrja e vendit Ana Bërnabiç e cila e beri live me qëllim rritjen e besueshmërisë së qytetarëve për efektshëmrinë e saj.