Nga 26 Nëntori deri më 10 Dhjetor janë regjistruar të paktën 180 000 raste të reja të infektimit të fëmijëve më COVID-19 në SHBA, raporton Qendra Amerikane e Pediatrisë, duke e çuar totalin e fëmijëve të prekur nga virusi në 1.6 milion që nga fillimi i pandemisë. Pediatret shprehen të shqetësuar se gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje prej 23% të fëmijëve të prekur, tendencë kjo në rritje pas festës së Falënderimeve.
Simptomat e rënda të korona virusit janë shumë të rralla tek fëmijët, ku sipas të dhënave vetëm 0.2%- 0.4 % e fëmijëve përfundojnë në spital. Megjithatë shqetësim për pediatret është fakti se nuk dihet ende cilat mund të jenë ndikimet afatgjata që mund të ketë koronavirusi tek fëmijët, fizikisht dhe mendërisht.
Takimi apo pjesëmarrja me persona që nuk i përkasin familjes, ndoshta edhe të prekur me Covid mund të sjellë edhe rritje të rasteve pozitivë, ku problem mbetet sërish mosrespektimi i distancimit social dhe maskave. Në një studim të Universitetit të Mississippit, studiuesit ekzaminuan të dhëna për 397 fëmijë, më të vegjël se 18 vjeç, të cilët ishin pozitiv me Covid-19 midis shtatorit dhe nëntorit. Shumë nga personat që rezultuan pozitivë të testit raportuan se ishin në kontakt të ngushtë me dikë që kishte Covid-19 dhe shumica prej tyre kishin raportuar mbajtjen e maskës rregullisht në shkollat ku ara bënin mësim.“prindërit e 64% të pacientëve të rastit dhe 76% të pjesëmarrësve të kontrollit raportuan se fëmija i tyre dhe të gjithë anëtarët e stafit kishin maska brenda objektit, “hulumtuesit shkruajnë në studim.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se midis të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve të cilët rezultuan pozitivë për koronavirus, 69% raportuan se kishin qenë në kontakt të ngushtë me dikë që ishte prekur me COVID-19. SHBA, janë vendi më i goditur në botë, sa i përket numrit të të infektuarve dhe vi ktimave të shkaktuar nga COVID-19.