Dashi

Çështjet që lidhen me punën do të zgjidhen sot. Kjo do të bëjë që të kaloni kohë me njerëzit e dashur. Bëni kujdes me shëndetin se e keni lënë pas dore prej një kohe të gjatë.

Demi

Çdo lloj ndjenje është e intensifikuar sot për shkak të yjeve. Do t’i ndjeni të dyja, edhe dashurinë edhe urrejtjen më shumë se sa çdo herë tjetër më parë. Do t’iu dalin mundësi të reja përpara.

Binjakët

Keni kohë që planifikoni për studimet e larta dhe sot do të merrni oferta nga institucione prestigjioze. Bëni kujdes kur lini ujdi paraprake dhe merrni informacione. Dikush po mundohet që të përfitojë nga ju.

Gaforrja

Dita do të nisë me nota pozitive. Yjet janë renditur në favorin tuaj, veçanërisht gjatë pjesës së parë të ditës. Përpiquni që të planifikoni aktivitetet përpara mesditës se në këtë kohë do të keni më shumë sukses. Dikush që nuk e prisni do t’iu vizitojë sot.

Luani

Duhet të rimerrni në kontroll jetën tuaj. Ndaloni së shqetësuari për atë që njerëzit e tjerë mendojnë dhe thonë. Keni nevojë për një periudhë analize mbi veten tuaj për të kuptuar atë që ju doni në të vërtetë. Bëni kujdes që vendimet që merrni të mos dëmtojnë njeri.

Virgjëresha

E sotmja është një ditë e mirë për njerëzit që janë kreativë. Aftësitë dhe puna do t’iu vlerësohet. Parashikohet edhe situatë e mirë financiare. Nëse je student duhet të bësh provimet që ke të mbartura. Sipas yjeve sot do të dilni mirë në testime.

Peshorja

Ditë perfekte për të nisur një program të ri. Sot është dita më e mirë për të nisur një projekt që më parë keni qenë të pavendosur. Çdo vendim që merrni sot do t’iu sjellë sukses.

Akrepi

Mund të spekuloni shumë lehtë për çfarë po ndodh. Keni një karakter ekspresiv me aftësi komunikimi impresive. Përpiquni fort për atë që doni. Shmangni mosmarrëveshjet me njerëz agresivë të cilët mendojnë gjithmonë t’i vendosin fajin dikur tjetër.

Shigjetari

Dita e sotme ka të bëjë me ndryshimet. Do të takoni dikë që do të sjellë ndryshim thelbësor në jetën tuaj. Megjithatë të gjitha këto ndryshime nuk janë të mira për ju. Duhet të analizoni se çfarë është e mirë përpara se të vendosni.

Bricjapi

Ka disa çështje personale të cilat po ju pengojnë të ecni përpara. Përpiquni t’i zgjidhni nëse doni të shpëtoni veten nga disa probleme serioze.

Ujori

Nëse njerëzit dështojnë t’iu kuptojnë mos harxhoni kohë dhe energji për t’u shpjeguar gjërat. Mund të jeni shumë të zënë për detyrat që do t’iu kërkohen. Kjo do të sjellë edhe disa ndryshime në angazhimet që keni. Jini fleksibël.

Peshqit

Nëse në marrëdhënie ka tension më mirë gjeni një rrugëdalje. Dëgjoni edhe pjesën tjetër të historisë. Mos lejoni të tjerët t’iu kontrollojnë. Sot mund të gjeni një klient të rëndësishëm në zyrë. Jini të shkathët dhe aktivë.