Nga Artur Ajazi

Gjithnjë dhe më shumë, analistë dhe specialistë të edukimit dhe shkollimit të fëmijëve dhe përgjithësi të rinisë, po e vënë theksin tek rritja e cilësisë dhe reformat e shumta që kanë ndodhur prej 30 vitesh në sektorin e arsimit. Ajo ç’ka ishte e dukshme në pro testën e dhu nshme të ditëve të fundit në Tiranë dhe rrethe, natyrisht ishte edhe tipari i saj, mungesa e dukshme e “liderit” mes tyre, mosha e vogël, dhe niveli arsimor i tyre.

Kjo e fundit bashkë me moshën e të rinjve ( shumica 12 deri 16 vjeç) ishin dhe shkaku kryesor i analizave të shumta objektive të cilat rezultuan në një fjalë të vetme “mungesë edukimi dhe formimi”. Ata fëmijë nuk lindën të paedukuar, të paformuar, të paarsimuar, nuk lindën vandalë, të egër, të pabindur, por u bënë gjatë rrugës. Gr ushti ndaj sistemit arsimor në Shqipëri ka nisur herët, qysh në vitin 1992, qysh kur Partia Demokratike mori pushtetin, dhe nisi të “spastronte” jo vetëm stafet e drejtorive dhe shkollave, por edhe lëndët e edukimit nën preteksin “janë të kohës së diktaturës”. Pothuajse çdo ministër që ka ardhur në sektorin e arsimit pas 1992, ka bërë “reformat” e tij, ka ndryshuar gjithçka sipas “midesë” dhe jo bazuar në studime të miratuara që lidhen me cilësinë e mësimdhënies, mësuesit, drejtuesit dhe nxënësit. Pas vitit 1992 dhe në vazhdim, qeverisja e Partisë Demokratike gradualisht nisi të prodhonte me shumicë analfabetë aktivë, dhe kjo nisi nga braktisja e shkollave, tek emërimet partiake dhe politike, dhe vazhdonte me tekstet mizerabël që u jepeshin fëmijëve. Braktisja e shkollave dhe largimi i të rinjve jashtë vendit, të ndikuar nga kushtet ekonomike, ishte fatale sidomos në vitet e para të ndryshimeve politike.

Shkollat ishin të parat, që pësuan një dramë të madhe. Mësuesit përdoreshin në mitingje dhe fushata elektorale, kurse cilësia e mësimdhënies ishte skandaloze. Hapja e sistemit të part-time në universitete, ishte një goditje tjetër që mori sistemi arsimor gjatë mbretërimit të Sali Berishës në pushtet. Llogariten mbi 25 mijë mësues inefiçentë dhe krejt mediokërr që kanë marrë ose kanë blerë diploma në ato vite, dhe që pastaj u emëruan politikisht në shkolla mes Tiranës dhe qyteteve tona, madje shum prej tyre edhe pedagog n universitete publike dhe private. Të parët që dhanë alarmin për sistemin “part-time” në universitete, ishin specialistët e fushës, profesorë dhe docentë, por që asnjëherë fjala e tyre, nuk u dëgjua. Dhe ja sot, ky vend pavarsisht reforma dhe ndryshimeve rradikale që sistemi arsimor pësoi pas vitit 2013, vuan sërish pasojat e mediokritetit të ish-ministrave të Doktorit.

Të atyre që vunë drejtora arsimi në rrethe agronomë dhe doganierë, dhe që mbushën shkollat me “mësues dhe drejtues” me diploma fallco. Shkatërruesit e arsimit (dhe jo vetëm) janë rikthyer sot në oborrin e Doktorit, dhe po “peshkojnë” produktin e tyre, duke i përdorur ata në organizimin e protestave me minorenë të pakontrolluar dhe të paguar. Kjo është sa u turpshme aq edhe kriminale. Ata që shkatërruan arsimin dje, dhe mbushën vendin me analfabetë, sot kërkojnë pushtetin, kërkojnë dorëheqjen e Evis Kushit, njeriut më të pergatitur dhe më të kompletuar profesionalisht që ka patur ndonjëherë Ministria e Arsimit në 30 vjet. Kjo pasi, ata janë kundër progresit, kundër shkollave, kundër reformave, kundër rritjes së cilësisë në mësimdhënie, kundër rritjes së rrogave për mësuesit, pasi duan errësirën, kaosin dhe anarshinë për të sunduar mbi turma të paditura.