Manchester United është duke u lidhur me një marrëveshje shkëmbimi për mesfushorin Paul Pogba dhe sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo. Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ka pohuar se koha e francezit në “Old Trafford” ka mbaruar dhe është sugjeruar që lojtarët në klub si dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer të jenë të gatshëm ta shohin atë të shkojë sa më shpejt, madje që në merkaton e janarit. United tashmë ka Donny van de Beek dhe Bruno Fernandes si opsione sulmuese në mesfushë kështu që mund të mos ketë nevojë për një zëvendësim të drejtpërdrejtë për fituesin e Kupës së Botës.. Gazetari Miguel Delaney nga “Independent” ka sugjeruar që një zgjidhje do të ishte që Pogba të kthehej në Juventus në një marrëveshje shkëmbimi me ish sulmuesin e United dhe Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
35-vjeçari portugez portugez ka një vit tjetër për të luajtur pas këtij sezoni në Itali, dhe Juve thuhet se është i etur të rifreskojë taktikat e përdorura në fushë. “Duke biseduar me njerëzit gjatë javës sepse kam bërë diçka në lidhje me situatën e Paul Pogbas, e cila është e lidhur me Ronaldon dhe faktin që Juventus mund të jetë në të vërtetë i interesuar për një shkëmbim.”, tha Delaney.
“Nuk është e pamundur. E lidhur me të gjitha ishte pikëpamja se përfundimisht, Juventusi po përpiqet të instalojë këtë ide kolektive të futbollit. “Ata e provuan atë me Maurizio Sarrin, tani ata po përpiqen ta bëjnë atë me Andrea Pirlon, por kjo është pothuajse e pamundur të bëhet ndërsa Ronaldo është atje, sepse mënyra se si ai luan, ai thjesht nuk përshtatet me atë qasje kolektive.”