Të gjithë jemi të vetdijshëm se Arbana është kthyer në kuzhinieren e preferuar nga amvisat shqiptare duke ia kaluar edhe shefave të kuzhinës. Ajo ndan thuajse çdo ditë receta të ndryshme gatimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar edhe kuriozitete rreth produkteve a gatimeve. Kështu, ndjekësit sa e duan për moderimin dhe e vlerësojnë për punën në televizion, aq e duan edhe për recetat. Duke qenë se këto video janë bërë karakteristikë dalluese e profilit të saj të Instagamit, Eduarti ka publikuar sot në Instastory disa video ku shihet teksa e imiton atë.

Ai ndodhet në kuzhinë ku në tavolinë shihet sushi që ka gatuar Arbana teksa thotë: Siç e shikoni pra, sonte kam gatuar sushi. Kam patur shumë obligime të tjera në shtëpi por unë e gjeta kohën për të gatuar ashtu siç e bëj thuajse çdo natë. Do ju tregoj edhe se ku mund t’i gjeni produktet. Këto sushi kaq të mira..mos u lodhi fare. Këto mund t’i gjeni maksimumi në Japoni, në ndonjë vend aziatik sepse janë fantastike. Pastaj tek story dytë do ju tregoj hap pas hapi se si e kam gatuar dhe si janë recetat kështu që shikim të këndshëm.

Videot janë regjistruar nga Arbana, e cila dëgjohet teksa qesh e thotë: “Pse nuk të marrin te “Portokallia” ty? Shko ore, i poshtër.” Jemi dakord se askush s’mund ta imitonte më bukur Arbanën. Kujtojmë se vitin e kaluar ajo botoi “Receta për 5 minuta” që bëri namin, duke u renditur si një prej librave më të shitur të Panairit të Librit. Ky ishte libri i dytë i Arbanës me receta gatimi sepse në 2013 ajo botoi “Receta për njerëzit që dua”.