Shpati dhe Selvija shpallin zyrtarisht fejesën. Lajmin e ka bërë të ditur pak më parë vetë këngëtari duke postuar disa foto nga dita e tyre më e bukur. Çifti i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në 24 dhjetor, por vendosën që lajmin ta jepnin sot me rastin e ndërrimit të viteve. Shpati dhe Selvija kanë pozuar duke treguar unazat, të veshur shumë elegant. Shpati shfaqet me të zeza ndërsa Selvija plot sharm me një fustan të kuq me xixa.

“Ne i thamë Po njëri-tjetrit”-shkruan Shpati krah fotos. Kujtojmë që lidhja e tyre u zbulua nga paparacët që i fotografuan në një lokal pak kohë më parë. Më pas nëna e Shpatit zbuloi se shumë shpejt ai do të martohet dhe ja ku çifti ka marrë hapin e parë.