Duke filluar nga dita e hënë e deri në këto momente janë dhënë 206,542 shpërblime për festat e fundvitit, në total, përfshirë këtu 54,900 pensionistë që e tërheqin pensionin e tyre në bankë.
Këtyre të fundit, ju ka kaluar tërësisht shpërblimi ditën e hënë, në llogaritë e tyre bankare. Postat paguese do të jenë hapur çdo ditë deri në orën 20.00, në mënyrë që të gjithë pensionistët të kenë mundësi për të tërhequr shpërblimin brenda 31 dhjetorit.