2020 mund të ketë qenë një vit i errët, por “Pantone” ka zgjedhur dy “ngjyrat e vitit 2021” për të na kujtuar se një vit i ri është në horizont. Grija dhe e verdha ndriçuese janë zgjedhur si dy ngjyrat e 2021-shit, të cilat kur bashkohen me njëra-tjetrën premtojnë optimizëm për një ditë të mbushur me diell. Pas një viti të paparashikueshëm, të pashembullt, grija simbolizon një siguri dhe qëndrueshmëri të qetë, ndërsa e verdha reflekton rrezet e diellit dhe optimizmin për një të nesërme më të mirë.
“Përzgjedhja e dy ngjyrave të pavarura nxjerr në pah mënyrën se si elementë të ndryshëm bashkohen për të shprehur një mesazh të forcës dhe shpresës, duke përcjellë idenë se nuk ka të bëjë me një ngjyrë ose një person, por ka të bëjë me më shumë se një“, tha Leatrice Eiseman, Drejtori Ekzekutiv i Pantone Color Institute në një njoftim për shtyp. Që nga viti 2000, ekipi i ekspertëve të ngjyrave të Pantone ka analizuar trendet e ngjyrave nga bota e artit, modës, dizajnit, udhëtimit, stilit të jetesës për të arritur në një ngjyrë – ose në rastin e këtij viti, dy – që nxjerr në pah tendencat kryesore globale.