Pas një muaji Greta Thunberg mbush 18 vjeç, por ajo ka tri vite që i është imponuar Suedisë fillimisht e më pas gjithë botës, për një nga çështjet më kyçe që shqetëson sot njerëzimin: mbrojtjen e klimës. Ndërkohë këto ditë në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë, disa “versnikë” të Gretës, po protestojnë “me dhu në kundër dhunës” duke shkatërruar institucionet kushtetuese, pronën publike dhe atë private. Në vitin 2018, Greta ishte pjesë e grupit të adoleshentëve dhe nxënësve të shkollave, në shtetin e saj skandinav, që protestonin për ndryshimet klimatike. Por ndryshe nga ata, më 9 shtator të atij viti, ajo u nis e vetme me një tabelë në dorë për të qëndruar për tri fundjava me radhë përballë godinës së Parlamentit në Stokholm. Derisa ashtu tërhoqi vëmendjen e medias dhe ligjvënësve të vendit, e ajo që rrodhi më pas është e gjitha një histori, që prodhoi atë që sot njihet në mbarë planetin si “Efekti Greta”.

Ndërsa tani në dhjetor 2020, të miturit po paguhen nga partitë politike opozitare në Shqipëri (sipas edhe ambasadores së SHBA në Tiranë), për të ten sionuar artificialisht situatën përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Si sebep po përdoret vr asja tra gjike e një 25 vjeçari në Laprakë, nga një punonjës policie, i cili është arrestuar dhe po i nënshtrohet hetimit nga organet ligjzbatuese. Ajo që bie në sy, është pjesëmarrja e fëmijëve dhe adoleshentëve, që po përdoren për veprime të dhu nshme si mish për topat e politikës së vjetër.

Mjafton të krahasosh këto dy shembuj për të kuptuar, se bota e egër ashtu si edhe Shqipëria jonë e mirë, mund të ndryshohen edhe nga fëmijët. Edhe nga adoleshentët. Edhe nga nxënësit e arsimit parauniversitar. Edhe nga të rinjtë nën 20 vjeçar. Mund të ndryshohet edhe nga Greta Thunberg dhe çdo bashkëmoshatar tjetër i saj në Shqipëri. Ajo ua ka dhënë modelin se Shqipëria ashtu si Sudia, Europa dhe bota mund të ndryshohen edhe pa dhunë. Se revolucionet në epokën ku jetojmë mund të realizohen edhe pa gurë. Pa thyerje. Pa shkatërrime. Pa sulme qorre. Pa vandalizëm. Pa u përdorur nga politika. Pa u paguar prej saj. Pa u instrumentalizuar nga ata që kanë vjedhur duke qeverisur dhe që paguajnë për të blerë pushtet, që të vjedhin sërisht siç kanë bërë për 30 vjet me radhë.

Edhe shoqëria shqiptare vetë ka patur modelet e mëdha të ndryshimeve revolucionare pa dhunë, përmes frymës e entuziazmit, duke patur të drejtën në anën e vet. E kanë realizuar këtë studentët e dhjetorit 1990 kur rrëzuan regjimin komunist. Por e kanë realizuar tani afër të rinjtë edhe kur i thanë jo importit të mbetjeve më 2013, apo kur studentët u ngritën për të drejtat e tyre në dhejtorin e 2018. Ndaj, dhuna nuk është zgjidhje për problemet që mund të ketë vendi. Modeli i Gretës, e forcon rregullin.