Lori Hoxha ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto kohë për shkak të lançimit të një linje veshjesh sportive. Së fundmi Lori ishte e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” në “Top Albania Radio” për të folur për këtë projekt të ri dhe lidhjen e saj të ngushtë me familjen. Gjatë intervistës së saj, trashëgimtarja e “Top Channel” rrëfeu për lidhjen e ngushtë që ka me motrën e saj Sarën. Lori u shpreh se me Sarën është afruar shumë, sepse me të ka mësuar të ndajë çdo gëzim dhe dhimbje në jetë. Ajo mori edhe mesazhe emocionuese nga motra dhe mamaja e saj. Kjo e fundit i shprehu Lorit publikisht dëshirën që ç’do nënë shqiptare ka për fëmijët e saj: Përveç karrierës, të rregullojë edhe punën e familjes e të bëjë fëmijë.

“Lorin pas 5 vitesh e shoh të arrirë në karrierë, ashtu siç ajo ka dëshirë: së pari në karrierë, pastaj në familje. Unë do t’i këshilloja që t’i bëjë të dyja njëkohësisht, por ajo e ka në dorë”-tha Vjollca Hoxha. Pas këtij mesazhi, Lori u shpreh se çdo njeri i zgjedh vetë prioritetet e tij në jetë dhe është në rregull edhe nëse ti vendos të mos krijosh familje. “Mami ka dashur të thotë që Lori s’ka nevojë të bëjë fëmijë, rëndësi ka të bëjë karrierë ose nëse do t’i bënte të dyja akoma më mirë do ishte. Por unë pas 5 vitesh e shoh veten të arrirë në karrierë. Ka qenë gjithmonë prioriteti im sepse unë nuk mundoj që njerëzit duhet t’i ndjekin hapat njësoj. Nuk mendoj që një femër detyrimisht duhet të ketë një familje për të qenë e arrirë. Nuk do doja ta kisha këtë presionin social për të pasur patjetër familje. “A ke fëmijë? A do bësh fëmijë? A je shtatzënë?”- Do doja që të eliminoheshin si pyetje këto në shoqëri. A mund të bëjmë diçka tjetër përveçse të bëjmë fëmijë dhe të rrimë në shtëpi? Është shumë ok nëse do të bësh fëmijë dhe është shumë ok nëse nuk do të bësh fëmijë”-tha Lori.