Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë ushtrimit të kontrollit në të gjithë vendin ka kryer 462 inspektime dhe monitorime. Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 22 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 44 mostra në monitorim të produktit qumësht.
AKU si pjesë e taskforcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 593 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.