Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar një protestë model atë të ditës së djeshme, por thotë se pikërisht kjo protestë paqësore e tërboi kryeministrin Rama. Bardhi shprehet se u dha urdhër për të s ul m ua r protestuesit pa shkak, ndërsa e cilësoi band iizëm shtetëror helmimin masiv të Tiranës me gaz lotsjellës dhe dh un en ndaj fëmijëve. Numri dy i PD akuzoi Ramën si nxitësin e dh un ës, duke thënë se ai është frymëzuesi dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një bandë që l ufton qytetarët.
“Një protestë model, paqësore dhe që mori duartokitjen e qytetarëve që ndaluan makinat e tyre në trafikun e Tiranës gjatë kohës së marshimit drejt Drejtorisë së Policisë. Kaq ka mjaftuar dhe mbështetja e qytetarëve të Tiranës e tërboi sot Edi Ramën, duke i rrëzuar cilësimin 4 ditor , që i bënte të rinjve shqiptarë si “hu liganë”dhe “të blerë”. Urdhri për të su l m uar protestuesit pa asnjë shkak është kr imi nal dhe provokon dhu në. Çdo pengesë për një protestë paqësore apo ndalimi i qytetarëve pa kryer asnjë akt dhu ne është i paligjshëm. Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhu na ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror.
Dhunën po e nxit Edi Rama. Arsyeja e vetme është frika që tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon dhe po kundërshton arrogancën, dhu nën dhe keqqeverisjen e tij 7 vjeçare. Ai është frymëzuesi dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një ba ndë që lu ft on qytetarët. Që pasi të v r et, të pengon edhe të protestosh”, shkruan Bardhi.