Avoakti i njohur Spartak Ngjela ka “shpë rthyer” në akuza ndaj televizionit News24, teksa ishte i ftuar përmes një lidhje live të komentonte protestën e zhvilluar dje në Tiranë. Ngjela e ka quajtur këtë televizion “një bazë që paguhet nga të huajt”.

“Ça thyejnë semafora këta. Kush i paguan ato? Mos i paguan Rusia, si këta të tjerët që i paguajnë arm iqtë tanë. Çfarë televizoni jeni ju, kush ju panguan juve. Stacioni juaj është bazë që paguhet nga të huajtë. Duhet të mbajë qëndrim kundër veprimeve halabakëve”, tha Ngjela.

Më tej, Ngjela tha se korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri do destabilizim.
“Korrupsioni i lartë shtetërore paguan halabakë, ka dhe kalajmaj të vegjël atje që të shkaktojnë trazirat. Korrupsioni i lartë shtetëror janë krerët e PD dhe të PS. Nëse qeveria e Ramës nuk tregon forcë ndaj halabakëve që djegin qytetit, rrezikohet nga….

Policia të thyen brinjtë kur thyen ligjin dhe më prek mua pronën. Ç’kërkoni të drejta kur më shkatërron mua pronën? Imitojnë zezakët. Dhunimi ka vetëm forcë. Opozita nuk flet kundër dhu nës se ka paguar halabakët”, u shpreh avokati.