Nuk është më një befasi. Erling Haaland është njeriu i momentit, sulmuesi më premtues në botë momentalisht. Vetëm 20-vjeçar, ai ka statistika që dikur i kishin vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Besoni apo jo, që nga transferimi në Borussia Dortund, gati një vit më parë, Haaland ka shënuar më shumë gola sesa ka zhvilluar ndeshje.
Ai numëron 33 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat, diçka që dikur e bënin vetëm CR7 dhe Messi. Kjo dëshmon se Haaland ka të ardhme të ndritur dhe jo kot për të janë duke u interesuar gjigantët e Evropës.