Kryeministri Edi Rama është takuar me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani këtë pasdite. Takimi mes Ramës dhe Osmanit është i mbyllur, ndërsa nuk do të ketë as konferencë për media.
Shefi i qeverisë ka përcjellë disa nga momentet e takimit me dixhiturën: “Kryeministria – Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”. Me këtë takim, Osmani mbyll ditën e dytë të vizitës në Shqipëri.(TemA)