Në Britaninë e Madhe personat të cilët i nënshtrohen vaksinimit për COVID-19 do të pajisen me një kartë e cila vërteton kryerjen e kësaj vaksine. Vaksinimi i qytetarëve britanik do të nisi ditën e nesërme përmes një programi vaksinimi masiv, ndërsa qeveria po punon për heqjen e dyshimeve në lidhje me efektshmërinë e vaksinës.

Lajmi për pajisjen me kartë të qytetarëve ka ardhur pasi grupi i parë i vaksinave Pfiezer dhe BioNtech ka mbërritur këtë të shtunë më datë 5 dhjetor në Spitalin Universitar Croydon. Vaksina do të funksionoi me dy doza me diferencën 21 ditore mes tyre. Sekretari i përgjithshëm i shëndetësisë Matt Hancock ka thënë për BBC se nga java tjetër do të nisin vaksinimet dhe pajisjet e qytetarëve me karta.

Sipas rregullatorit MHRA, vaksina është e sigurt dhe do të sigurojë deri në 95 për qind mbrojtje kundër Covid-19, ndërsa imunizimi pritet të fillojë këtë javë ata që klasifikohen si me përparësi të lartë. Angli është vendi i parë në botë i cili ka miratuar fillimin e vaksinës antiCOVID edhe pas shumë kundërshtimeve.