I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, pedagogu pranë PD, Rezart Prifti duke folur për pjesëmarrjen nga të rinjtë në protestat e fundit, u shpreh se këta vijnë nga getot.

“Këta të rinj, vijnë nga getot, siç është llumi i Astirit. Astiri është llum komplet, në të gjitha kuptimet. Një lagje babilonie. Aty ke njerëz që s’dinë trotuare, që kanë dhe s’kanë trotuare, që s’dinë të ecin, një katrahurë urbanistike. Aty ke lloje-soje dro gërash. Pjesa më e madhe e shtëpive që jepen me qera aty, janë për të ngritur barin.

Ik se i ke me llampa. Aty fshihen, strehohen të dë nuar me bur gim të përjetshëm. T’i them me emra. Pse, si di Policia, thua ti? Po, përderisa i di unë, i di dhe Policia.
Çfarë do presësh ti nga një lagje me fëmijë të atillë”, tha ai.