Barcelona mund të detyrohet të shesë Frenkie de Jongun për arsye financiare dhe nëse kjo realizohet, Bayern Munchen do të presë të godasë me një ofertë konkrete për mesfushorin holandez. De Jong u transferua në Barcelonë në vitin 2019, me yllin e atëhershëm të Ajaxit që po drejtohej në “Camp Nou”, me një marrëveshje me çmim fillestar prej 75 milionë euro. Ai ka qenë i rregullt në skuadrën katalanase që nga ajo kohë, pasi ka bërë 42 paraqitje gjatë sezonit të tij debutues, si dhe 15 deri më tani këtë sezon. Sidoqoftë, për shkak të realiteteve të pandemisë së koronavirusit, Barcelona po i rishikon çështjet financiare, si shumë klube të tjera në të gjithë botën.
Klubi ka deklaruar synimin e tyre për të ulur angazhimet pagave, por, edhe nëse Lionel Messi do të largohej nga klubi verën e ardhshme, do të kishte ende shumë punë për të bërë për të balancuar librat financiar. Barca e kupton që klubi ka disa lojtarë që mund të sjellin një shumë të madhe të parave në tregun e transferimeve, me Ansu Fatin, Marc-Andre Ter Stegen, Antoine Griezmann dhe De Jong, të vetmit që klubi beson se janë lojtarë të vërtetë me vlera të larta, përveç Messi-t . Dhe klubi mund të detyrohet të shesë një prej atyre lojtarëve për arsye financiare dhe ky vendim do të merret nga presidenti i ri i klubit në fillim të vitit të ardhshëm. Ish-presidenti Josep Maria Bartomeu u pajtua për një marrëveshje të re me De Jong disa javë më parë, një e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në vitin 2026 dhe fokusi i lojtarit mbetet i fiksuar në sezonin aktual.
Nëse Barcelona do të detyrohet të shesë, megjithatë, ka të paktën një skuadër që pret të bëjë një lëvizje pasi “Goal” dhe “Spox” mund të konfirmojnë që Bayern Munich mbetet një admirues i madh i mesfushorit holandez. Gjiganti gjerman u përpoq të nënshkruajë me De Jong para se ai t’i bashkohej Barcelonës.