Ditën e sotme, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Monika Kryemadhi, e cila foli rreth çështjes së protestës, thirrjes së Stresit për Presidentin Meta, për emërimin e Bledi Çuçit dhe telefonatën me Lulzim Bashën.
Ajo tha se ditën e djeshme e kishte nisur ditën duke bërë një telefonatë me Bashën, ku po flisnim për të filluar hapat e një koalicioni.
“Ka dy vite që bën degrecion ku Rama kërkoi të identifikojë Bashën me Berishën, Monikën me Metën dhe sot e kësaj dite unë do kisha dëshirë që mos të ngelemi peng nga leksiku i Ramës, ku Basha joshet nga njerëzit si Rama ku i kalkulon gjërat. Dje në mëngjes kam nisur ditën duke bërë një telefonatë me Bashën, ku po flisnim për të filluar hapat e një koalicioni. Është një koalicion që ka mundësira të shumta. Para 2 ditësh ka ndryshuar numrat e deputetëve, tani do bëjmë llogaritje të tjera. Mua më nxjerrin të barabartë me partinë socialiste, ku me partinë demokratikë më dalin edhe 100 mijë mandate, por asnjë nuk e llogarit fluksin që do të kthehen nga Greqia etj, ku në 2017 LSI merr 1% dhe ajo mori 14%, kështu me sondazhin unë i bie që të marr 44 deputetë. Nuk kam ardhur këtu të mbroj zotin Basha, di të them se Basha jeton në vilë me qera dhe unë që kam qenë që e kam parë, hy ke vilat modeste. Nuk është çështje fushate, por fryme se nuk kam parë kurrë në rrugë të rinj në revoltë qeverie, nuk ka fëmijë që të përdoret politikisht, ka nga ata politikanë që ushtrojnë presion mësuesve të shkollave, ku ju kërkojnë kartat e identitetit të tyre dhe të familjeve po ashtu edhe nuk i marrin provimet e maturës”, tha Monika Kryemadhi.