Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural,(AZHBR) vazhdon të udhëheq zhvillimin e bujqësisë shqiptare. AZHBR njofton se, çelet thirrja e tretë e Programit IPARD II nga data 10 dhjetor deri më 25 janar 2021. Në këtë thirrje mbështeten Masa 1: Për investime në fermë në sektorët e qumështit, mishit fruta perimeve dhe vresht.
Sipas AZHBR-së, IPARD II mbështet financimin deri 70% të vlerës për investime deri në 500 mijë euro, që ka kryer aplikanti specifikisht në sektorët e qumështit, mishit fruta perimeve dhe vreshtit. Ndërsa Masa 3: Mbështet agropërpunimin për sektorin e fruta perimeve. “Financojmë deri në 50% të vlerës për investime që arrijnë deri në 2 000 000 mijë euro, në sektorin e agropërpunimit për fruta-perime”, thekson AZHBR-ja. AZHBR i bën apel fermerëve dhe agrobiznesmenëve të aplikojnë vetëm për masat dhe sektorët që përfshihen në udhëzuesin për aplikantë të thirrjes së tretë, që është publikuar në faqen web të AZHBR-së.