Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, nuk ka dyshim se Lionel Messi do të mbahet në mend si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve dhe thotë se tifozët e ri valit Real Madridit duhet ta pranojnë këtë pavarësisht se e kanë të vështirë. Puyol e krahasoi statusin e ish-bashkëlojtari i tij në futboll me atë të Michael Jordan në basketboll.

“Nëse më pyesni mua kush është Michael Jordan, unë gjithmonë them se ai është basketbollisti më i mirë në histori”, tha Puyol. Të njëjtën e mendoj për Messin, ai është futbollisti më i mirë në histori. Unë kuptoj se është e vështirë për një tifoz të Real Madridit ta pranojë se ai është më i miri. Por golat e tij e dëshmojnë, shtoi ai.